“Po mendojmë seriozisht hapin e radhës”/ Zëdhënësi i Kremlinit: SHBA na ka shpallur luftë

Kremlini ka akuzuar  Shtetet e Bashkuara të Amerikës  për shpalljen e një lufte ekonomike ndaj Rusisë që po mbjell kaos  nëpër tregjet e energjisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se Rusia po mendon seriozisht për hapat e radhës, në mënyrë që ti përgjigjet ndalimit të naftës dhe gazit nga Joe Biden

Peskov, i cilësoi sanksionet e Perëndimit si “dallavere  armiqësore”, e cila kishte tronditur tregjet globale dhe paralajmëroi qartë se ishte e paqartë se deri ku do të shkonte turbulenca në tregjet globale të energjisë.

“Ju shihni dallavere, dallavere  armiqësore, të cilën Perëndimi e ka mbjellë – dhe kjo sigurisht e bën situatën shumë të vështirë dhe na detyron të mendojmë seriozisht,” tha Peskov.

I pyetur për ndalimin e importeve të naftës dhe energjisë ruse të shpallur nga presidenti amerikan Joe Biden, Peskov tha se Rusia ka qenë, ishte dhe do të jetë një furnizues i besueshëm i energjisë.

“Situata kërkon një analizë mjaft të thellë – ato vendime të shpallura nga Presidenti Biden,” tha Peskov. “Nëse po më pyesni se çfarë do të bëjë Rusia, Rusia do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbrojtur interesat e saj. Shtetet e Bashkuara patjetër i kanë shpallur luftë ekonomike Rusisë dhe po e bëjnë këtë luftë”, tha ai.

Ekonomia e Rusisë po përballet me krizën më të rëndë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, pasi Perëndimi vendosi sanksione  “gjymtuese” mbi pothuajse të gjithë sistemin financiar rus pas pushtimit të Ukrainës nga Moska. Ditën e djeshme SHBA-të vendosën ndalimin e importeve të naftës dhe gazot rus duke i dhënë një “goditje të fortë” ekonomisë së Putinit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT