Ukraina ngre ALARMIN: Mbi 400 mijë njerëz po mbahen peng nga Rusia në Mariupol

Teksa kanë nisur misionet e evakuimit, Ukraina ka ngritur alarmin se Rusia po  mban peng 400,000 njerëz në Mariupol.

Ministri i Punëve të Jashtme në Ukrainë, Dmytri Kuleba ka bërë thirrje për ndihmë teksa thekson se në qytetin e Marupolit njerëzit nuk po lejohen që të largohen, ndërkohë që trupat ruse kanë bllokuar ndihmat humanitare .

Kuleba shton se rreth 3000 foshnjave  të porsalindura u mungojnë ilaçet dhe ushqimi, ndërsa bën thirrje ndaj Perëndimit që të detyrojnë Rusinë të ndalojë luftën.

“Rusia vazhdon të mbajë peng mbi 400.000 njerëz në Mariupol, bllokon ndihmën humanitare dhe evakuimin. Granatimet pa kriter vazhdojnë. Pothuajse 3.000 foshnjave të porsalindura u mungojnë ilaçet dhe ushqimi. I bëj thirrje botës të veprojë! Detyroni Rusinë të ndalojë luftën e saj barbare kundër civilëve dhe foshnjave!”- shkruan Kuleba shkroi në Tëitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT