Protestuesit në Tiranë bllokojnë rrugët dhe ironizojnë shoferët: Shkoni te ministresha që ju thotë ‘ecni në këmbë’

Protestuesit kanë bllokuar rrugët në Tiranë pasi çmimi i karburantit vazhdon të thyejnë rekorde në vend.

Kjo situatë ka shkaktuar një përplasje me policinë e cila kërkonte që të zhbllokoheshin rrugët, pasi kishin krijuar probleme me qarkullimin e makinave. Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit në mënyrë që të vijojë qarkullimi i mjeteve. I pranishëm me grupin policëve ka qenë edhe drejtori i policisë së Tiranës, Lorenc Panganika.

Pas bllokimit të unazës, qytetarët janë vendosur në bllok, në Rrugën e Shallvareve, duke bllokuar rrugët.

Të mërkurën arriti në 260 lekë/litri, ndërsa të gjitha produktet e shportës po ashtu janë shtrenjtuar në tre muajt e fundit.

Ndërkohë, qytetarët janë ngritur në protesta në qytetet kryesore të vendit por në kryeqytet ishte pjesëmarrja më e madhe. Nën moton as të majtë, as të djathtë, por popull, qytetarët kërkojnë nga qeveria uljen e taksave, subvencione dhe ngrirjen e çmimeve për produktet e shportës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT