“As bashkë nuk e mundin Ramën”/ Xhaferaj: 6 Marsi tregoi se Berisha dhe Basha duhet të largohen nga PD

Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferaj, në një lidhje me Skype me emisionin ‘Radari Informativ’ të gazetares Juli Xhokaxhi në Abc, komentoi situatën brenda Partisë Demokratike.
Ai tha se rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit tregoi se PD ka nevojë për një zgjidhje përtej Bashës dhe Berishës.
Sipas tij Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk janë më zgjidhje për ringritjen e PD. Xhaferaj theksoi se demokratët sot refuzojnë kultin e individit.
‘Berisha nuk është zgjidhje, ai është kriza. Tani kemi evidencë të provuar që nuk është zgjidhje. Në 6 Mars ai erdhi në Baskinë e Durrësit dhe nuk i kaloi 29%, po kjo evidencë u provua dhe për Bashën, i cili tregoi se alternativa e tij nuk e pëlqen atë.
6 Marsi tregoi se të djathtës shqiptare i duhet një zgjidhje përtej Bashës dhe Berishës. 6 Marsi tregoi se si Basha dhe Berisha edhe po të bashkohen nuk e mundin dot Edi Ramën’, tha Xhaferaj./m.j