Më shumë armë-anti tank dhe raketa, Britania RRIT furnizimin me “BISHA” luftarake në Ukrainë

Britania e Madhe ka dërguar 3,615 armë antitank në Ukrainë dhe gjithashtu së shpejti do të furnizojë një ngarkesë të vogël raketash antitank Javelin.
Lajmi u bë me dije këtë të mërkurë nga Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace.
Wallace tha se “furnizimi fillestar do të ishte 2,000 armë antitank “Neë Light”, armë të vogla dhe municione”, por tashmë furnizimet janë rritur dhe Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën me mjete luftarake për tú mbrojtur ndaj sulmeve ruse.
“Së shpejti do të fillojmë dërgimin e ngarkesës së vogël të raketave antitank Javelin”, tha ai duke shtuar se të gjitha armët konsiderohen si “sisteme mbrojtëse” dhe janë “të kalibruara që të mos përshkallëzohen në një nivel strategjik”.