Zelensky tregon se si merr fund lufta në Ukrainë: Plani i Putinit është…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vlerësoi se lufta në Ukrainë mund të zgjidhet vetëm përmes një dialogu të drejtpërdrejtë me homologun e tij rus Vladimir Putin.
“Nuk ka të bëjë me atë që mund të jap. Qëllimi im në çdo negociatë është t’i jap fund luftës me Rusinë”, tha Zelensky në një intervistë për “Bild”, duke iu përgjigjur pyetjes nëse është gati të njohë pavarësinë e Donbasit dhe Krimesë.
“Jam gati të ndërmarr hapa të caktuar për t’i dhënë fund luftës. Kompromiset mund të bëhen, por ato nuk duhet të nënkuptojnë tradhti ndaj vendit tim”, tha presidenti ukrainas, duke shtuar se pala tjetër duhet të jetë e gatshme për kompromise.
Zelensky vlerësoi se kjo është e vetmja rrugëdalje nga situata aktuale. “Nuk mund të flasim ende për detaje. Nuk kemi pasur ende kontakte të drejtpërdrejta mes dy presidentëve. Vetëm pas bisedimeve të drejtpërdrejta mes dy presidentëve mund t’i japim fund kësaj lufte”, tha ai.
Ai ka thënë se kërcënimi i Putinit për lëshimin e një arme bërthamore është një blof, ndërsa shtoi se është të jesh vrasës dhe vetëvrasës janë gjëra të ndryshme.
“Unë besoj se kërcënimi i luftës bërthamore është një blof. Një gjë është të jesh vrasës, tjetër gjë të jesh vetëvrasës”, tha presidenti.
Më tej ai ka shkuar se edhe Polonia është në rrezik, duke theksuar më tej se dëshiron të plani i Kremlinit është të shpërbëjë Evropën, ashtu siç po bën edhe në Ukrainë. Jam i sigurt që edhe Polonia është në rrezik. Putin dëshiron të shpërbëjë Evropën ashtu si Ukraina. Objektivat e Putinit janë Moldavia, Gjeorgjia dhe Baltiku”, përfundoi presidenti.