Një nga snajperistët më vdekjeprurës në botë i bashkohet ushtrisë ukrainase

Një nga snajperistat më të frikshëm në botë do t’i bashkohet ushtrisë ukrainase pas thirrjes së presidentit Volodomyr Zelensky ndaj vullnetarëve të huaj.

Snajperisti 40-vjeçar njihet vetëm me pseudonimin “Wali” dhe vjen nga Regjimenti i 22-të Mbretëror Kanadez. Ai ka përvojë të mëparshme luftarake në Kandahar, gjatë luftës së Afganistanit mes viteve 2009 dhe 2011.

40-vjeçari iu bashkua edhe luftimeve në Irak në vitin 2015, kundër forcave të Shtetit Islamik.

Snajperisti kanadez njihet vetëm me pseudonimin “Wali”

Më herët është raportuar se një snajperist nga Regjimenti Mbretëror Kanadez qëlloi për vdekje një komandant të ISIS nga një distancë rekord prej 3,450. Ai përdorte një armë snajper të tipit “McMillan Tac-50”.

40-vjeçari tha se do t’i bashkohet ushtrisë ukrainase

Ai u kontaktua nga një miku i tij që po ndihmon për vendosjen e korridorëve humanitarë në Ukrainë, dhe tha se do t’i bashkohet luftimeve duke lënë pas gruan dhe një fëmijë 1-vjeçar.

Më shumë se 20,000 mijë persona nga 52 shtete raportohet se i janë bashkuar forcave ukrainase në luftën kundër pushtuesit rus.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT