FOTO/ Një nga snajperistët më të frikshëm në botë mbërrin në Ukrainë për të luftuar! A do të jetë ky tmerri i rusëve?

Një nga snajperistët më të frikshëm në botë ka mbërritur në Ukrainë dhe njoftohet se është gati për t’iu bashkuar ushtrisë ukrainase.
Kjo lëvizje vjen pas thirrjes së presidentit Volodomyr Zelensky ndaj vullnetarëve të huaj kundrejtë luftës me Rusinë.
Ndër të tjera mësohet nga mediat e huaja se snajperisti 40-vjeçar njihet vetëm me pseudonimin “Wali” dhe vjen nga Regjimenti i 22-të Mbretëror Kanadez. Ai ka luftuar më parë në Kandahar, gjatë luftës së Afganistanit mes viteve 2009 dhe 2011.
Mësohet gjithashtu se ai iu bashkua edhe luftimeve në Irak në vitin 2015, kundër ISIS. Përmendim këtu se më shumë se 20,000 mijë persona nga 52 shtete raportohet se i janë bashkuar forcave ukrainase në luftën kundër rusëve.