VIDEO/ Bomba ruse në mes të rrugës, momenti kur dy ushtarët ukrainas e çaktivizojnë atë

Ky është momenti kur dy ushtarë ukrainas arrijnë të çaktivizojnë një raketë ruse e cila gjendet në tokë.

Në video, shihet se si njëri prej ushtarëve tërheq me mjaft kujdes, pjesën plasëse të raketës, ndërkohë që një tjetër, e spërkat gjatë gjithë kohës me material të lëngshëm.

Ukraina dhe Rusia kanë vendosur armëpushim në disa qytete dhe kjo kohë do të përdoret për evakuimin e civilëve. Megjithatë, të dhënat e OKB tregojnë se që prej fillimit të luftës janë vrarë mbi 500 civilë në Ukrainë, ndërsa janë plagosur qindra të tjerë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT