Rusia nuk “lëshon pe” në bisedimet me Ukrainën

“Delegacioni rus në bisedimet e paqes me Ukrainën nuk do të lëshojë asnjë pikë të vetme negociuese”, kështu ka bërë me dije negociatori i palës ruse Leonid Slutsky, raporton agjencia e lajmeve RIA.
Ndërkohë kujtojmë se të dyja palët kanë zhvilluar tre raunde bisedimesh që nga fillimi i pushtimit rus, ndërsa Rusia nuk i ka ndalur sulmet në Ukrainë që prej 14 ditësh. Takimi i fundit ishte të hënën.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është planifikuar të ketë bisedime në Turqi të enjten me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba.
Sakaq këtë të mërkurë forcat ruse sulmuan një maternitet në Mariupol.