Sytë e gjithë botës në Turqi/ Fillon takimi mes Rusisë dhe Ukrainës, ja çfarë po ndodh (Foto)

Ka nisur në Antalia takimi midis dy ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë, Sergei Lavrov dhe Dmytro Kuleba.

Gjatë takimit pritet të diskutohet për gjetjen e një marrëveshje dypalëshe për pushimin e luftimeve mes dy vendeve, pas dështimit të negociatave në dy takimet e para. Ky takim u ndërmjetësua nga ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

Luftimet mes dy vendeve kanë arritur në ditën e 15m ndërsa ditën e djeshme u shënua një ndër sulmet më të rënda deri më tani. Trupat ruse bombarduan spitalin në qytetin e Mariopulit, duke vrarë 3 persona, mes tyre një 6-vjeçar. Numri i viktimave pritet të rritet, ndërsa sulmi shkaktoi një katastrofë humanitare për shkak se tashmë qyteti i rrethuar nga rusët nuk ka mundësi të përballojë fluksin e të sëmurëve apo të plagosurve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT