FOTO/ Imazhet rrëqethëse nga lufta e Ukrainës, viktimat hidhen në varre masive

Pamje drithëruese dhe tmerruese vijnë nga Mariupoli i Ukrainë. Trupat e dhjetëra qytetarëve që janë vrarë nga sulmet ruse po varrosen në varre masive. Nga foto, disa prej trupave janë të mbështjellë qese të zezë, teksa të tjerë janë mbështjellë vetëm me batanije.
Lufta në Mariupol arriti kulmin pas sulmit në një maternitet ku nga sa është raportuar 12 persona janë plagosur, e ndërsa nuk është konfirmuar ende nëse ka viktima. Më shumë se 1200 civilë në Mariupol mendohet se janë vrarë pasi Moska që po ‘terrorizon’ popullsinë e robëruar me sulme gjithnjë e më brutale.