Zelensky i ka mbijetuar dhjetëra ATENTATEVE, grupe sabotuese u futën në Kiev për të eleminuar presidentin së bashku me familjen

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka mbijetuar dhjetëra atenatateve deri më tani. Kështu ka deklaruar ditën e sotme një nga këshilltarët e tij të ngushtë.

Mikhail Podolyak, kreu i zyrës së Presidentit tha se ‘grupet sabotuese’ ruse u futën në Kiev dhe tentuan që të vrisnin Zelenskyn së bashku me familjen e tij. Por sipas tij një rrjet i fuqishëm i inteligjencës ukrainase kishte penguar tentativat për sulme dhe vrasësit ishin sulmuar përpara se të arrinin te presidenti.

Podolyak shtoi më tej se: “Partnerët tanë të huaj po flasin për dy ose tre përpjekje. Besoj se ka pasur më shumë se një duzinë përpjekjesh të tilla për të vrarë presidentin”.

Javën e kaluar, u raportua se Zelensky i kishte mbijetuar tre tentativave për vrasje, pasi mercenarë nga grupi “Wagner” i mbështetur nga Kremlini dhe forcat speciale çeçene, dyshohet se u dërguan për të vrarë presidentin ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus, por që u penguan nga forcat ukrainase.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT