Nano ZBULON “zonat e kuqe” në Shqipëri: Kultivohet kanabis, policia do të ndërhyjë në këto vende

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i kërkoi mësueve dhe kryepleqve të fshatrave të Krujës që të njoftonin policinë për çdo rast të konstatimit të mbjelljes apo shitjes së kanabisit në këtë zonë “të kuqe”.

Sipas tij “zonat e kuqe” në territorin e Shqipërisë për kultivimin e kanabis janë malësia e Krujës dhe Fushë-Kruja.

Nano shtoi se për të shmangur këtë duhet të ndërhyrjë policia, ku theksoi dhe ndihmën e qytetarëve e cila është e nevojshme në operacione të tilla.

“Policia e Qarkut Durrës ka të dhëna që malësia e Krujës dhe Fushë-Kruja janë zona me rrezik të lartë për kultivimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Për të shmagur këtë duhet një ndërhyrje nga shteti dhe qytetarët”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT