“Po ti o Zeus ku e blen bukën”/ Dita e dytë e protestës kundër rritjes së çmimeve, qytetet që po rebelohen (fotot)

Jo vetëm Tiranë, por disa qytete i janë bashkuar thirrjes për të protestues kundër rritjes së çmimeve. Shkodra, Durrës, Vlora, Lushnja, Prrënjasi, Devoll, Kukësi, Tepelna dhe Korça ishin qytet që iu bashkuan thirrjes për të protestuar kundër rritjes së çmimeve.
Në sheshin përpara bashkisë së Shkodrës, qytetarët u mblodhën e protestuan kundër rritjes së çmimeve, më pas ato kryen një marshim.
Një qytetar mbante në duar parullën “O Zeus ku e blen bukën”, duke ironizuar një shprehje të ministres Bilali që e krahasonte kryeministrin si Zot mbi zotat. Ndërsa është tentuar të bllokohet rruga e kombit dhe ajo e zonës së Plugut në Lushnjë. Këtu ka pasur përplasje me policinë.