Lufta dhe kriza/ Rama paralajmëron administratën dhe qeverinë: Shkurtim drastik shpenzimesh!

Në “përballjen” online në Facebook, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe shkurtimin e shpenzimeve për punonjësit e administratës.
Këto masa kursimi, sipas Ramës, bëhen për të përballur pasojat që do të sjellë lufta në ekonominë e Shqipërisë.
“Po, po duhet të shohim aspektin e kursimit. Është një e vërtetë dreqi e mori, një pjesë e shpenzimeve mund të evitohen në qeveri dhe administratë. Mund të evitohen një pjesë e shpenzimeve.
Mund të bëjmë dhe shkurtime drastike për çdo përdorim mbi atë të përcaktuarin do të paguhet vetë nga punonjësit e administratës. Duhet të kursejmë edhe me energjinë, duhet të vendosim energji kursimi, jo shkëputje të energjisë”, tha kryeministri.