‘Shpërthen’ edhe Salianji: Basha duhet të ikë! Kemi 9 vite që luftojmë për të! Sot po përpiqet të manipulojë…

Ervin Salianji i shtohet listës së gjatë të deputetëve demokratë që kërkojnë largimin e menjëhershëm të Lulzim Bashës si kryetar të PD.

Përmes rrjeteve sociale ai shkruan se basha po përpiqet të manipulojë demokratët duke u përgjëruar që t’i japin edhe një shans.

Salianji shprehet se PD s’mund të jetë aset personal.

Postimi i plotë:

Lulzim Basha duhet të ikë!

Megjithëse në këto orë po përpiqet të blejë kohë e të manipulojë duke u përgjëruar “edhe për njê tjetër herë të fundit” e cila nuk ka fund, por po tenton të çojë PD drejt fundit!

Ai thote qe “po lufton”, por u bënë 9 vite që luftojmë për të dhe e vetmja luftë e tij është lufta ndaj demokratëve!

Duhet ta shohë realitetin në sy, ai nuk mundet më të marrë zvarrë të ardhmen që po bëhet e shkuar. Partia Demokratike është aset kombëtar jo aset personal!

Si përherë me demokratët ✌🏻

Back to top button
LAJMET E FUNDIT