LIVE! Rama mbledh furnizuesit e naftës: Nesër, kuadri i detyrimeve që do jenë të vlefshme për dy muaj

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në zyrën e tij furnizuesit e naftës. Ai shkruan se takimi zhvillohet me qëllimin për t’i vënë fre çdo spekulimi me pasojat e luftës në çmimet e karburantit.
Në rrjetin Facebook, Rama ndër të tjera shkruan:
Situata e jashtëzakonshme imponon ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit, prandaj ngrihet menjëherë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit
Një Akt-Normativ me fuqinë e menjëhershme të ligjit për përballimin e kësaj emergjence, do të përcaktojë që nesër edhe kuadrin e detyrimeve dhe të drejtave të kufizuara të furnizuesve të karburantit, për një afat dymujor të rinovueshëm sipas dinamikës së luftës.