“Goditen ndërtesat e banimit dhe një kopsht”/ Rusia zhvendos sulmet në dy qytete të tjera të Ukrainës

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, forcat ruse kanë zhvendosur sulmet në një rajon tjetër të Ukrainës.
Mediat ukrainase kanë raportuar për shpërthime në Lutsk në veri-perëndim, si dhe në Dnipro, një qytet në brendësi të vendosur në lumin Dnieper dhe një bastion i madh në Ukrainën qendrore-lindore.
Kujtojmë se në asnjë prej këtyre zonave nuk janë regjistruar shpërthime më parë. Sirenat e sulmit ajror kishin rënë në disa qytete në Ukrainë në orët para shpërthimeve.
“Rreth orës 6:10… ka pasur tre sulme ajrore në qytet, duke goditur një kopsht fëmijësh dhe një ndërtesë apartamentesh”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave.
Ndërkohë BBC shkruan se nga këto sulme ka një viktimë.