Shpërthim i fuqishëm në Zagreb/ Dy parashuta çudisin ekspertët: Dron zbulimi i përdorur nga Ukraina

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme Zagreb të Kroacisë.

“Sot, 10 mars 2022 pas orës 23:00, Drejtoria e Policisë së Zagrebit ka marrë disa raportime nga qytetarët se kanë ndjerë një shpërthim në zonën e gjerë të Jarunit, të cilit i ka paraprirë rënia e objektit nga ajri,” njoftoi ministria e brendshme e Kroacisë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dje ka konstatuar një krater dhe 2 parashuta, për të cilat paraprakisht kanë raportuar qytetarët.

Nuk raportohet për viktima apo të plagosur, ndërsa parashutat u gjetën pranë liqenit Jarun. E gjithë zona është e bllokuar. Sipas informacioneve të fundit, një objekt i panjohur fluturues mund të jetë një dron zbulimi nga Ukraina.

Sipas dnevnik, objekti që u rrëzua në Zagreb mund të jetë një dron zbulues Tu-141 Strizh,” tha Tyler Rogoway, një ekspert i aviacionit ushtarak dhe redaktor i portalit të Zonës së Luftës.

Një parashutë tjetër është gjetur në pjesën lindore të liqenit të Jarunit dhe një nga dëshmitarët tha se mbi të ishte një çantë shpine.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT