Studentët e UBT në protestë/ Marshojnë drejt qendrës së Tiranës kundër rritjes së çmimeve

Studentët e Universiteti Bujqësor të Tiranës kanë lënë sot orët e mësimit për të protestuar kundër rritjes së çmimit.

Ata kanë nisur të marshojnë që nga Universiteti, për të arritur në sheshin Skëndërbej. Me thirrjet “UBT proteston”, “ngrihuni nga kafja”, “fikni makinat”, ata u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen protestës, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese.

Ndërkohë, policia iu ka kërkuar protestuesve që të qëndrojnë vetëm në një korsi, në mënyrë të tillë që të mos bllokohet qarkullimi i mjeteve.

Kujtojmë se sot dhe studentë nga Universiteti Fan Noli në Korçë u ngritën në protestë, ndërsa kërkuan uljen e çmimit të karburantit, por dhe të produkteve të tjera. Prej tre ditësh vendi ynë është përfshirë nga protesta në disa rrethe, ku i kërkohet qeverisë që të ndërhyjë me mekanizmat e saj për uljet e çmimeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT