Dhunë para ndeshjes Iliria-Skënderbeu, klubi korçar: Kështu nuk luhet futboll

Para ndeshjes Iliria-Skënderbeu, një prej takimeve më të rëndësishme të javës së 14-të të Kategorisë së Parë, janë dhunuar lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka, sipas një njoftimi të klubit korçar.
“Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes.
Ky nuk është futboll. Në këto kushte nuk mund të luhet futboll.
Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare”, lexohet në reagimin e klubit korçar.