Lajme të mira nga Versaja/ Pas 5 orësh diskutime, BE i thotë “PO” anëtarësimit të Ukrainës

Liderët e Bashkimit Evropian i kanë thënë po kërkesës së Ukrainës për tu anëtarësuar në union.
Pas më shumë se 5 orë diskutimesh gjatë takimit në Versajë, Presdienti i Lituanisë ka njoftuar në Twitter se është arritur marrëveshja për pranimin e kërkesës së Zelenskyt për tu anëtarësuar, ndërsa shton se tashmë i takon Ukrainës të përmbushë detyrat.
Volodymyr Zelensky i bëri kërkesë BE-së për të pranuar Ukrainën, ndërsa Rusia vijon të kundërshtoje duke ecur përpara me pushtimin.
A historic night at Versailles. After five hours of heated discussions EU leaders said yes to Ukrainian eurointegration. The process started. Now it is up to us and Ukrainians to accomplish it fast. Heroic Ukrainian nation deserves to know that they are welcome in EU.
— Gitanas Nausėda (@GitanasNauseda) March 11, 2022