Biden i telefonon Zelensky-t/ SHBA, G-7 dhe e BE bëhen bashkë: Sanksionet e reja që do të trondisin Rusinë

Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Biseda mes tyre është përqendruar te rezistenca që Ukraina po i bën pushtimit rus dhe për masat që do të ndërmerren.
“Pata një bisedë thelbësore me Biden I paraqita një vlerësim të situatës në fushën e betejës, e informove për krimet e Rusisë kundër popullatës civile. Ne ramë dakord për hapa të mëtejshëm për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës dhe për të rritur sanksionet kundër Rusisë”, tha Zelensku.
Sakaq, sipas CNN, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmarrin të tjera veprime ndaj Rusisë. Deklarata është bërë nga Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili tha se së bashku me vendet e G7 dhe Bashkimin Evropian do të bëjnë thirrje për revokimin e statusit të “kombit më të favorizuar” për Rusinë, të referuara si marrëdhënie normale tregtare të përhershme në SHBA, raporton CNN, duke shtuar se ky veprim kërkon një akt të Kongresit.
Çdo vend pritet ta zbatojë këtë masë bazuar në proceset e veta kombëtare. Burimet vunë në dukje përpjekjet e Kongresit për të anuluar marrëdhëniet e përhershme normale tregtare të Rusisë.
Presidenti i SHBA Joe Biden tha nga Shtëpia e Bardhë se ka biseduar sot me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke i siguruar atij mbështetjen amerikane.
“Ndërsa Putini vazhdon sulmin e tij të pamëshirshëm, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët vazhdojnë të punojnë në hap për të rritur presionet ekonomike ndaj Putinit dhe për të izoluar më tej Rusinë në skenën globale. Më vonë sot, së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s dhe G7, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, si dhe Bashkimi Evropian, ne do të shpallim së bashku disa hapa të rinj për të shtrënguar presidentin rus Putin dhe për ta mbajtur atë edhe më përgjegjës për agresionin e tij kundër Ukrainës”. tha Biden.
“Sot, udhëheqësit e @POTUS (SHBA) dhe G7 nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar si dhe nga Bashkimi Evropian do të shpallin veprime të reja ekonomike për të mbajtur Putinin përgjegjës për luftën e tij kundër Ukrainës dhe për të izoluar më tej Rusinë nga sistemi i financave globale”, shkruan Shtëpia e Bardhë.
Gjithashtu një tjetër vendim që do të firmoset nga presidenti amerikan është ai që: i nënshkrimit një Urdhër Ekzekutiv që do t’i japë fund eksportimit të artikujve luksoz për çdo person që ndodhet në Federatën Ruse. Kjo do të përfshijë artikuj luksoz si orët e marës së fundit, automjete luksoze dhe mallra të tjera të blera shpesh nga elitat ruse.
Today, @POTUS and G7 Leaders from Canada, France, Germany, Italy, Japan, and the United Kingdom as well as the European Union will announce new economic actions to hold Putin accountable for his war against Ukraine and further isolate Russia from the global financial system.
— The White House (@WhiteHouse) March 11, 2022