Ministria ruse e Mbrojtjes publikon videon: Luftëtarët sirianë të gatshëm për të dalë vullnetarë në Ukrainë

Ministria ruse e Mbrojtjes ka shpërndarë një video ku tregohen luftëtarët sirianë që janë të gatshëm të dalin vullnetarë për të luftuar në Ukrainë, në ndihmë të Rusisë.

Presidenti rus Vladimir Putin lejoi që ushtarë të shteteve të tjera t’i bashkoheshin Rusisë, pasi akuzoi Perëndimin se po dërgonte mercenarë në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e tretë, teksa trupat ruse nuk po kursejnë as civilët, duke qëlluar me raketa edhe pallate të banuara dhe maternitete, siç ishte rasti i Mariupolit 2 ditë më parë, ku për pasojë kanë humbur jetën edhe fëmijë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT