“Rama flet për krizë dhe ia fut në Dubai”, Manjani: Kryeministri nuk i di çmimet se nuk shkon të blejë bukë, as karburant se s’ka ngarë kurrë makinë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u shpreh mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama është i pabesueshëm, sepse flet për krizë dhe luftë e vetë shkon në Dubai.

Sipas tij, çmimi i naftës në botë nuk është i lartë, madje është ulët dhe nevoja e qeverisë për të ndërhyrë te spekulimet është e domosdoshme.

Manjani: Rama është i pabesueshëm, sepse flet për krizë dhe luftë e vetë shkon në Dubai, u thotë njerëzve që të ecën në këmbë dhe ka një makinë që nuk dihet sa kushton. Në vitet e fundit Rama në krye të qeverisë ka nxjerrë akte normative ku i ka ndëshkuar njerëzit për një maskë dhe dalje pa leje. Ndërsa tani nuk bën dot një akt për të lehtësuar situatën. Nuk ka nevojë për konsultim këtë herë. Çmimi i naftës në botë nuk është i lartë, madje është ulët dhe nevoja e qeverisë për të ndërhyrë te spekulimet është e domosdoshme.

Ai u shpreh në një intervistë në “Ora  News” se Rama shprehej si ishte një dashnor i tregut të lirë, ndërsa tani pas 24 orësh nuk qenka më tregu, por qenka bordi, duke shtuar se kryeministri nuk  I di çmimet se nuk shkon vetë të blejë bukë ose karburant.

Manjani: Rama shprehej si ishte një dashnor i tregut të lirë, ndërsa tani pas 24 orësh nuk qenka më tregu, por qenka bordi. Këtë gjë e ka bërë vetëm Enver Hoxha që i vinte me borde dhe manuale. Nuk i ka kërkuar kush që të diktojë çmimin e naftës, por një gjë e thjeshtë; përkohësisht deri në stabilizimin e tregut, shteti duhet të çlirojë barrën fiskale. Taksa e qarkullimit nuk ka pse të merret tek të gjithë. Po janë edhe çmimet e tjera që janë rënduar. Edi Rama nuk ka shkuar vetë për të blerë bukë ose të blejë karburant se kurrë nuk ka ngarë makinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT