Rama njofton nisjen e punës së Bordit të Administrimit të naftës: Çmimet në filtër, asnjë abuzim!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e sotme do të fillojë punën Bordi kombëtar i Administrimit të Karburantit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama bën të ditur se tashmë çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim.
Prej disa ditësh çmimi i karburanteve si dhe i ushqimeve të shportës u rritën ndjeshëm, gjë që solli dhe reagimin e qytetarëve të cilët nisën protestat duke bllokuar akset rrugore. Ata bëjnë thirrje për uljen e çmimeve si dhe heqjen e disa taksave për naftën.
Postimi i Edi Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë