Mbledhja me dyer të mbyllura/ Basha jep sinjale tërheqjeje: I hapur për çdo zgjidhje dhe çdo hap për të mirën e PD

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se është i gatshëm që të ndërmarrë çdo veprim që i shërben PD-së. Kjo deklaratë është lëshuar në mbledhjen e grupit të PD-së, që po zhvillohet në selinë blu, pa praninë e medias.

“Çdo zgjidhje që perjashton cdo grupim demokratesh nuk i sherben zgjidhjes. Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD-së”, ka deklaruar Basha sipas burimeve të Gazeta Shqip.

Deklarata e Bashës

Shpreh gatishmërinë time për të ndërmarrë gjithçka, çdo hap që i shërben partisë. Pa përjashtim
Të ofrojmë zgjidhje për situatën dhe që I shërben pd, dhe jo interesave personale. Une jam i hapur per cdo zgjidhje që I shërben demokratëve, te gjithe demokrateve pavaresisht se per cilin kandidat votuan dhe per te terhequr ate shumice nga rradhet tona qe nuk votoj

Duhet të kalojme vetveten, të shtyjmë për një zgjidhje. I kuptoj vështirësitë kur flisni me demokratët të cilët kërkojnë zgjidhje. Të diskutojmë të gjithë rrugët e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme. Ne duhet të gjejmë një qëndrim të përbashkët të të gjitha strukturave të PD për të gjetur zgjidhje. çdo zgjidhje që perjashton cdo grupim demokratesh nuk i sherben zgjidhjes. Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT