Çfarë po ndodh? Vazhdon mbledhja me grupin parlamentar për krizën në PD: Basha i gatshëm për zgjidhje, pritet vendimi i Berishës

Vazhdon prej disa orësh mbledhja me grupin parlamentar për krizën në të cilën ndodhet Partia Demokratike.
Bëhet me dije nga burime brenda mbledhjes për Gazetën Shqip se Basha është shprehur i gatshëm për zgjidhje, teksa pritet gjithashtu një vendim nga ana e Sali Berishës për të bashkuar edhe njëherë bashkë Partinë Demokratike në një të vetme.
“Grupi parlamentar mendon se duhet te bejne hapa pas edhe Berisha dhe Basha. Basha eshte shprehur i gatshem per zgjidhje, pritet vendimi i Berishes.
Propozohet: Ngritja e nje grupi te perbashket per bashkimin e partise.
Ka propozime te ndryshme se kur duhen te organizohen zgjedhjet me fokus rindertimin e besimit dhe bashkimin e demokrateve.
Keto propozime do te diskutohen edhe me kolegjin e kryetareve, kryesine dhe Keshillin Kombetar, per te marre dhe mendimin e tyre.”- thuhet nga burime për Gazetën Shqip./ Gazeta Shqip