NATO “nuk mban më”/ Kërcënon Rusinë: Ndalo bombardimet ndryshe…

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka paralajmëruar Rusinë që të mos bombardojë karvanet e ndihmave të luftës që shkojnë për në Ukrainë.

Nëmpërmjet një reagimi në Twitter, Stoltenberg thekson se nëse kjo gjë do ndodhte do të ishte një akt i rëndë që mund të sillte pasoja të paparashikueshme të luftës.

Deklarata e Stoltenberg vjen pasi Rusia kërcënoi se do të bombardonte këdo që sillte ndihma ushtarake në Ukrainë.

Kjo është hera e parë që NATO reagon me kërcënim, ndërsa deri më tani po përdoreshin vetëm sanksionet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT