Nën kontrollin e forcave ruse/ Moska bën deklaratë zyrtare: Centralet e Çernobilit dhe Zhaporizhias menaxhohen nga stafi ukrainas

Centralet bërthamore të Çernobilit dhe Zhaporizhias, që janë nën kontrollin e forcave ruse, po operohen dhe menaxhohen nga stafi ukrainas, tha Agjencia ruse e Energjisë Bërthamore, Rosatom, sipas agjencisë Ria.
Në deklaratën e Rosatom u tha se me ndihmën e specialistëve rusë është rregulluar furnizimi me energji elektrike në centralin e çmontuar të Çernobilit.

Autoritetet ruse po ashtu thanë se aktivitetet për të garantuar siguri në centralet bërthamore ukrainase po ndërmerren në koordinim me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT