Autori i masakrës në Norvegji urren shqiptarët, Skënderbeu hero i Krishtërimit
Te gjitha trojet shqiptare janë te pushtuara nga xhihadistet dhe përbejnë një kërcenim për Evropën. Kështu është shprehur vrasësi 32-vjeçar Anders Breivik teksa flet për shqiptaret ne dokumentin e tij prej 1500 faqesh i ngjashëm me projektin Main Kamf te diktatorit me te madh gjerman, Adolf Hitler.
Ne këtë manifest ne thelb anti-islam nen titullin “Deklarata e pavarësisë evropiane 2083”, Shqipëria përcaktohet si një vend transit për eksportimin e fesë islame dhe myslimaneve ne Evropë.
“Ne planet e dëbimit te pastrimit te Evropës nga islamiket, trojet shqiptare janë një zone e rëndësishme tranziti për to”, shkruan Breivik. Ne këtë dokument heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, përcaktohet si një nder nismëtaret e kryqëzatave, por historia i ka bere shqiptaret njerëz te pamëshirshëm dhe te vendosur – nënvizon 32-vjeçari.
Sipas Breivik, shqiptaret drejtojnë boten e nëndheshme ne Evropë, ndërsa evidenton kosovaret si pjese e xhihadit islamik global me synim islamizimin e te gjithë popujve te Evropës. Ne këtë linje ka qene edhe vendimi i tij për te mos mbështetur qeverinë norvegjeze qe u rendit përkrah vendeve te aleancës se Atlantikut Verior për sulmet mbi Serbi.
Ekstremizmi i Breivik, arrin deri aty sa thekson se Shqipëria është një nder shtetet e cila do te shkatërrojë edhe NATO-n. Manifesti i Breivik është një dokument prej 1500 faqesh, te cilin policia norvegjeze e ka marre tashme nen hetim. Ky Projekt ka katër kapituj te titulluar: Rritja e kulturës marksiste, Islamizimi i Evropës, Shpresa dhe Fillimi i ri.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”