Sulmi mbi bazën ushtarake në Ukrainë, të paktën 35 viktima deri tani dhe 134 të plagosur

Rusia sulmoi bazën stërvitore ushtarake në Ukrainë, ndërsa është rritur numri i viktimave.

Guvernatori rajonal i Lviv njoftoi se baza stërvitore ushtarake në Ukrainën perëndimore u sulmua nga forcat ushtarake ruse.

Numri i viktimave ka arritur në 35 persona dhe 134 të tjerë janë plagosur.

Sakaq, prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës tha sot se deri tani kanë humbur jetën 79 fëmijë nga sulmet e raketave ruse. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka dhënë paralajmërimin që Ukraina e ka informuar se Rusia po planifikon të marrë kontrollin e plotë të centralit bërthamor në Zaporizhzhia.

/b.h

Back to top button
LAJMET E FUNDIT