Lufta në Ukrainë, rusët pretendojnë se ka vrarë 180 “mercenarë të huaj”

Ushtria ruse ka konfirmuar se ka kryer sulm në objektin e trajnimit Yavoriv në Ukrainën perëndimore.

Në deklaratën e saj ushtria ruse pretendon se gjatë sulmit kishte vrarë “180 mercenarë të huaj” dhe kishte shkatërruar një sasi të madhe armësh të furnizuara nga vendet e jashtme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha në një konferencë se Rusia do të vazhdojë sulmet e saj kundër luftëtarëve të huaj që bashkohen me forcat ukrainase, raportojnë mediat ruse.

Zyrtarët ukrainas më herët thanë se 35 persona u vranë dhe më shumë se 130 u plagosën në sulm.

Më herët pala ruse ka pretenduar se ushtrisë ukrainas i janë bashkuar edhe mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT