VIDEO: Nuk mungojnë ata që e quajnë shenjë nga Zoti, shfaqen “5 diejt” në qiellin rus, si e shpjegon shkenca fenomenin

Fenomeni i rrallë që në metereologji njihet me emrin “parhelion” është verifikuar në Rusi.

Shumë njerëz, në rrjete sociale, e quajnë shenjë nga Zoti, por është një fenomen optik atmosferik që krijohet nga reflektimi i diellit në kohë shumë të kthjellët, por me temperatura shumë të ulëta.

Zakonisht shfaqen 3 diej, por këtë herë janë shfaqur 5.

Fenomeni formohet në kushte të veçanta: atmosfera duhet të jetë e qëndrueshme, duhet të ketë shumë avuj dhe drita duhet të modelohet në kristalet e akullit.

Në Kinë quhet “Shuanggua’er”, e përkthyer si “diell me dy veshë”.

Faktikisht nuk ka asgjë të çuditshme, pasi është vetëm një fenomen që është gjysmë optik dhe gjysmë atmosferik, i rrallë, por lehtësisht i dukshëm gjatë lindjes ose perëndimit të diellit.

Përveç emrit “parhelion”, fenomeni njihet edhe si “qeni diellor”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT