Rama iu shpjegon pensionsitëve Rezistencën Sociale: Nëse heqim taksën e naftës, rritet çmimi i energjisë

Në bashkëbisedimin me pensionistë për paketën e Rezistencës Sociale, indeksimin e pensioneve dhe kompesimin e rritjes së çmimeve të shportës, kryeministri Edi Rama foli për krizën energjetike duke thënë se atë që po bën qeveria shqiptare, nuk po e bën asnjë qeveri në Europë.

Për këtë i referohet faktit që qytetarët vijojnë të paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lek/mwh ndërsa thotë se kolegët e cilësojnë këtë vendim si çmenduri financiare. Ndër të tjera, i fton qytetarët që të bëjnë llogarinë e energjisë elektrike me 61 lek/mwh dhe të bëjnë diferencën për ta kuptuar se sa paguan qeveria.

Kryeministri ka hedhur poshtë kërkesat për heqjen e taksës së naftës, pasi sipas tij do të rritej edhe çmimi i energjisë.

“Lufta me bomba zhvillohet në Ukrainë por efektin e ka pasur të menjëhershëm kudo në Europë dhe botë, me çmime që janë rritur në mënyrë të befasishme dhe që kanë alarmuar tregjet dhe kanë krijuar panik dhe kanë detyruar edhe qeveritë që të reagojnë”, ka thënë Rama, ndërsa shtoi: Kriza më e madhe mbetet një krizë që ka nisur përpara luftës që ka qenë pjesë e skenarit të luftës nga ana e Rusisë për të turbulluar tregun e energjetikës.

Rama është shprehur se do shpërndahen 3.3 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve në masë 3.3% për 673,813 pensionistë.

Konkretisht 3 mijë lekë për 3 muaj, për: pensionistët që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale; pensionistët që trajtohen me pension invaliditeti; pensionistët që jetojnë vetëm; Personat me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër; si dhe të gjitha familjet në skemë ekonomike.

Pika dy e Paketës së Rezistencës u dedikohet pensionistëve:

Kompensim i rritjes së çmimeve të shportës për 3 muaj me nga 3 mijë lekë. Bazuar në përllogaritjen e INSTAT-it është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar të llogaritur përpara goditjes, është 25 mijë lekë të vjetra. Përfitojnë 434 mijë qytetarë: pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale, pensionistët e invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm, personat me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër, të gjitha familjet me ndihmë ekonomike.

Edi Rama: Një ditë vere ndryshe se jemi në kohë lufte që është kthyer në Europë pas shumë dekadash dhe shpresoj shumë të mos përhapet e të mbyllet një orë e më parë dhe nuk dihet sa mund të zgjasë. Lufta me bomba, me plumba, me vdekje, plagë, shkatërrime e shpërngulje zhvillohet në Ukrainë por efektin e ka pasur kudo në Europë dhe botë me faturat, me çmimet që janë rritur në mënyrë të befasishme dhe që kanë alarmuar tregjet, kanë krijuar një lloj paniku në momentet e para dhe kanë detyruar edhe qeveritë që të reagojnë. Unë doja që të nënvizoja sërish faktin se lufta ka ndikuar të gjitha çmimet ndërkohë që kriza më e madhe hë për hë, sot mbetet një krizë që ka nisur përpara luftës.

Natyrisht ka qenë në njëfarë mënyrë pjesë e skenarit të luftës nga ana e Rusisë për të turbulluar tregun e energjisë, por kriza energjetike ka nisur përpara dhe ju e dini që ne e kemi paralajmëruar fillimin e një krize energjetike serioze disa muaj më parë, apra se ajo të merrte formën e plotë dhe kur unë fola për krizën energjitike që po jepte simptomat e para, pati shumë reagime negative që është lojë, është sajesë.

Sot, kur vjen fatura në shtëpi është njësoj sic ishte para krizës me 7 lek/kë për rreth 200 mijë familje që janë me status ndihmë ekonomike, pensionistë, invalidë e me radhë dhe 9,5 lek për të tjerët. Llogarinë që mund të bëni për kuriozitetin tuaj, merrni faturën e energjisë, shihni sa këH keni shpenzuar dhe vëreni me 61 lek e shihni sa del shifra. Diferenca mes shifrës që del aty është ajo që paguan shteti. Këtë nuk po e bën deri tani asnjë qeveri tjetër, as në rajon, as në Europë. Kolegët e mi më thonë është çmenduri financiare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT