Perëndimi “dridhet”/ Rusia publikon videon e raketës hipersonike, e aftë të shkojë deri në Britani brenda 5 minutave

Pamje të reja të nxjerra nga Kremlini kanë tërhequr vëmendjen e botës. Në video duket raketa e saj bërthamore hipersonike Zircon me shpejtësi 7000 mph.

Sipas llogarive, raketa mund të godasë Londrën brenda një harku kohor 5 minuta.

Rusia këtë armë vdekjeprurëse,  e ka quajtur “të pandalshme”. Pamjet tmerruese tregojnë një raketë 9 Mach Zircon – ose Tsirkon – duke u gjuajtur, duke treguar se si Presidenti rus mund të niste një sulm bërthamor hipersonik në Perëndim.

Në orët e para të 24 shkurtit Putin paralajmëroi për “pasojat që nuk i keni hasur kurrë në historinë tuaj”, duke aluduar dukshëm për gatishmërinë e tij për të përdorur një sulm bërthamor.

Zircon është duke u vënë në shërbim të shpejtë këtë vit pas asaj që Putin i ka përshkruar si teste të suksesshme.

Ekspertët rusë thonë se raketa “nuk ka analoge” në Perëndim.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT