“Do ikë me turp”/ Këlliçi: Bashkimi i PD do bëhet sapo të largohet Basha

Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Zona Zero” ka deklaruar se Lulzim Basha sot ka uzurpuar selinë e Partisë Demokratike, në përpjekje për të shpëtuar karrigen e vet.

Ai shtoi se Basha duhet të largohet nga PD sa më shpejt, për të shpëtuar së pari veten e tij, ndërsa tha se këmbëngurlja e tij për të qëndruar në krye po i shërben vetëm Ramës.

“Sot debati në PD është  kush është mazhorancë brenda opozitës, por kjo është çështje e shteruar nuk e kuptoj nëse Lulzim Basha  kujton se është këshilltar i Edi Ramës për krizën energjetike që del e jep këshilla.  E ka keqkuptuar rolin e tij. Basha të largohet nga uzurpimi që i  ka bërë PD sepse kështu do shpëtojë dhe veten,  kush është ai të uzurpojë zyrën, karrigen, është precedent, rasti i parë ne botë. Një djalë i ri me pamje anti-demokrastike,  anti- perëndimore për të mbajtur peng opozitën që Rama të qeverisë i qetë. Qytetarët janë të etur për të pasur një  opozitë, për të pasur rezultat. AND e PD është marrja e një kauze dhe çuarja deri në fund. Basha në këto 9 vite PD nuk çoi dot deri në fund asnjë kauzë. Fajtor jemi të gjithë për gjendjen e PD,  duhet të reflektojmë të gjithë.  Ajo që po bën Basha është se po mendon të bëjë një marifet që të shpëtojë karrigen e vet.”– tha Këlliçi.

Ndër të tjera Këlliçi tha se bashkimi mes dy forcave të PD do bëhet në momentin e parë që Basha do largohet nga pozita e kryetarit.

“Nga momenti i parë që Bashal largohet nga posti i kryetarit. Jo dorëheqjen, por të largohet sepse ai është ai shkarkuar. Nuk kishte pse priste humbjen e 6-të. Ai ka marrë peng partinë, selinë. Sa më mirë të largohet aq më mirë do jetë për partinë.”- tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT