Kremlini akuzon Perëndimin, paralajmëron marrjen e qyteteve të mëdha të Ukrainës: Numri i viktimave do të jetë i madh!

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska ka planifikuar të shmangë viktimat civile dhe të përmbahet nga sulmet në qendrat kryesore të popullsisë, përfshirë Kievin.

Por, në komentet e transmetuara nga Televizioni Rossiya 24, Peskov tha se lufta urbane “do të çojë në mënyrë të pashmangshme në një numër të madh viktimash midis civilëve”.

“Ministria e Mbrojtjes, duke garantuar sigurinë maksimale të popullatës paqësore, nuk e përjashton mundësinë e vendosjes nën kontroll të plotë të qendrave të mëdha të popullsisë… me përjashtim të zonave që përdoren për evakuime humanitare”, tha Peskov.

Ai shtoi se zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së “po e shtyjnë Rusinë drejt sulmeve në qytetet kryesore në Ukrainë, me qëllim që të hedhin përgjegjësinë për vdekjet e civilëve mbi vendin tonë”.

“Ne mendojmë se një qëndrim i tillë është provokues”, tha Peskov.

/b.h

Back to top button
LAJMET E FUNDIT