Në krye të luftës dhe i vendosur për të triumfuar/ Zbulohet lëvizja e radhës e Zelenskyt, këtë herë ndaj Kongresit Amerikan

Presidenti Volodymyr Zelensky është i pari që po e udhëheq rezistencën ukrainase përballë luftës së rusëve, teksa i ka siguruar bashkëkombësit e tij se do të vijojë të bëjë rezistencë.

Prej 19 ditësh luftë me Rusinë ai ka intensifikuar përpjekjet e tij për të bërë më të mirën për Ukrainën.

Sipas mediave të huaja, së fundmi është bërë e ditur se Zelensky do t’i drejtohet Kongresit Amerikan. Ai pritet të mbaj fjalën e tij të mërkurën në Kongres.

Udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan Chuck Schumer dhe kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi në një letër të përbashkët drejtuar politikanëve thanë: “Kongresi mbetet i palëkundur në angazhimin tonë për të mbështetur Ukrainën ndërsa përballen me agresionin mizor dhe djallëzor të Putinit dhe për miratimin e legjislacionit për të izoluar ekonominë ruse si dhe të ofrojë ndihmë humanitare, të sigurisë dhe ekonomike në Ukrainë.”/ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT