“Ne kryeministër të falenderojmë për…”/ Protestuesit përzënë studenten: Kush të pruri mi Edi Rama, të dalçin trutë

Ka vijuar sot për të gjashtën ditë radhazi protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara ndërtesës së Kryeministrisë.

Teksa kujtojmë se kjo ka qenë një lëvizje e mënjëhershëm e bashkuar e qytetarëve, kundrejtë rritjes së çmimeve dhe sidomos atij të naftës, protesta deri tani ka dhënë rezultate por jo deri në nivele të kënaqëshme sipas protestuesve.

Sot kanë mbajtur fjalën disa prej qytetarëve të pranishëm me profesione të ndryshme nga jurist, mjek, pensionist por dhe qytetarë të thjesht, mes tyre ka qenë dhe një vajzë e re, student e quajtur Paola.

E reja e ka nisur fjalën e saj me një urim për të gjithë të pranishmit për Ditën e Verës, teksa vijoj më pas duke falenderuar kryeministrin Edi Rama për punën e bërë.

“Ne kryeministër të falenderojmë për të gjithë punën e bërë në gjithë këto vite e ke ndërtuar Shqipërinë”- është shprehur e reja student.

Por sapo protestuesit kanë dëgjuar këtë shprehje prej saj, kanë nxituar t’i ndalin fjalës Paolës , teksa kanë brohoritur dhe e kanë tërhequr duke i marrë gjithashtu dhe mikrofonin.

Të indinjuar qytetarë të ndryshëm janë dëgjuar të thonë: Bravo që e hoqët, bravo

Ndërkohë që më pas një qytetare i është drejtuar të resë: Kush të pruri mi? Edi Rama, të dalçin trutë./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT