Rama lexon “live” mesazhin nga Brukseli: Protestat janë legjitime, Rusia ka shpresë të madhe tek…

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish mbrëmjen e sotme live ne rrjetet e tij sociale teksa ka bërë një bashkëbisedim me qytetarët lidhur me protestat të cilat prej 6 ditësh kanë përfshirë vendin.
Teksa ka qenë duke folur dhe komentuar protestën, kryeministri ka zgjedhur të lexoj një mesazh të ardhur nga Brukseli, i cili i shkruante se protestat janë krejt normale dhe legjitime por Rusia këtë veprim është duke pritur.
Sipas personit që dërgonte mesazhin Rusia ka shpresë për protesta ekonomike të cilat pritet të zhvillohen në vendet e NATO-s pas rritjes së çmimeve.
“Më ka ardhur mesazh nga Brukseli, nga dikush me instancë të caktuar. Më thotë; po ndjek me shqetësim zhvillimet në Tiranë, keni informacione kush qëndron pas protestave, është legjitime t’i bëjë presion qeverisë, Shqipëria është pjesë e NATO. Lufta sjell telashe, Rusia ka shpresë të madhe tek protestat ekonomike tek protestat në vendet e NATO-s. Nuk po diskutoj se këta i ka nxjerrë në rrugë Putini, por po them si mund të bëhesh vegël e një interesi tjetër duke bërë një reagim të tillë të paturpshëm. Ndërkohë që patjetër që i kam ndjekur reagimet që simpatizojnë protestën. I kam dhënë edhe përgjigje, për të gjithë ata që lexojnë në faqe. Do vazhdoj ta bëj këtë gjë.”- tha Rama./ Gazeta Shqip