“Këtu flitet për Luftë të tretë Botërore ju protestoni”, Rama: Shpresoj të mos arrijmë deri aty se pastaj do e shihni…

Në komunikimin me ndjekësit në rrjetet e tij sociale, kryeministri Edi Rama, e përmendi disa herë rrezikun e një Luftë të Tretë Botërore, ndërkohë që në Shqipëri protestohet.

Ndërkohë që ai ka konfirmuar se edhe 100 fish të jenë të pranishëm protestuesit në sheshe asnjë taksë karburanti nuk lëviz.

“Këtu flitet për Luftë të tretë Botërore. Dilni protestoni sa të doni, edhe 100 fish të jeni asnjë taksë karburanti nuk lëviz. Shpresoj të mos jetë lufta e tretë botërore se pastaj do e shihni mjafton kjo paketë apo jo”, tha Rama.

Kujtojmë se Lufta e Tretë Botërore rrezikohet të vij prej konfliktit Rusi-Ukrainë, teksa më shumë se prej dy javësh ushtria ruse nisi agresionin e saj./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT