Shefi i spiunazhit rus vritet në operacionin “tepër sekret” në Ukrainë, Putin humb 12 komandantë të lartë (LISTA ME FOTO)

Një kapiten spiun rus u vra gjatë një operacioni “tepër sekret” në Ukrainë. Kapiteni i inteligjencës ushtarake GRU, kapiteni Alexey Glushchak, 31 vjeçar nga Tyumen, vdiq në masakrën në Mariupol por detajet e vdekjes së tij nuk janë bërë të ditura.

Britanikja “The Sun” shkruan se Vladimir Putin deri tani ka humbur 12 komandantë të lartë. “Për shkak të sekretit të rreptë të operacionit ushtarak, rrethanat e vdekjes së heroit Tyumen nuk zbulohen,” thuhet në një deklaratë. Njësia GRU qëndrote pas helmimit me agjent nervor “Novichok” të ish-spiunit të saj Sergei Skripal, i cili kishte dezertuar në Britani.

Kapiteni Alexey Glushchak u varros në Rusi me nderime të plota ushtarake dhe një roje nderi. Ditën që oficeri i inteligjencës ushtarake vdiq, ai kishte folur me gruan dhe nënën e tij, pasi i kishte telefonuar për tu uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, transmeton newsbomb.al. Në të njëjtën ditë, në mbrëmje ato mësuan se ai ishte vrarë.

Glushchak do të dekorohet pas vdekjes. Moska vetë nuk ka dhënë asnjë total të përditësuar të të vrarëve në luftë dhe ka përmendur vetëm një pjesë të vogël të të rënëve, të cilët përfshijnë disa gjeneralë. Rusisë i duhen dy javë ose më shumë për të transportuar trupat e tyre tek të afërmit, shumë prej të cilëve jetojnë në Lindjen e Largët Ruse, mijëra kilometra larg zonës së luftës.

Komandanti i fundit i lartë që ka vdekur ishte gjeneralmajor Andrei Kolesnikov i Ushtrisë së 29-të të Kombinuar të Armëve, ka thënë ministria e mbrojtjes e Ukrainës. Vdekja e tij pason atë të kolonelit Andrei Zakharov, i cili u vra në një pritë ukrainase pranë Kievit.

Një tjetër gjeneral, Vitaly Gerasimov , i cili u vra në luftime jashtë qytetit të dytë të Ukrainës, Kharkiv. Gjeneralmajor Gerasimov iu dha një medalje për “kapjen” e provincës së diskutueshme të Krimesë në vitin 2014, dhe gjithashtu mori medalje pas udhëheqjes së trupave në Siri dhe në luftën e dytë çeçene.

Nënkoloneli Dmitry Safronov, i cili drejtonte një brigadë marine, vdiq së bashku me nënkolonelin Denis Glebov dhe kolonelin Konstantin Zizevsky, të cilët drejtuan trupat e sulmit ajror, transmeton newsbomb.al.

Gjeneralmajor Andrei Sukhovetsky u vra nga një snajper ukrainas  gjatë luftimeve për aeroportin Hostomel rreth 30 milje jashtë kryeqytetit Kiev.

Dhe gjenerali Magomed Tushaev vdiq kur kolona e tij e forcave speciale çeçene, duke përfshirë 56 tanke, u shkatërrua pranë Hostomel, në veri-lindje të qytetit. Ushtarët çeçenë njihen si “gjuetarë” dhe secilit prej tyre thuhet se iu dha “një paketë” me zyrtarë të lartë ukrainas që Moska i donte të vdekur.

Gjithashtu mes të vrarëve rusë është edhe komandanti i luftës Vladimir Zhonga , i cili drejtoi Batalionin e Sparta, një njësi ushtarake neo-naziste që ka mbështetjen e Kremlinit. Grupi qëndron pas një vale  sulmesh vdekjeprurëse kundër trupave ukrainase dhe ka zhvilluar luftë në rajonin e Donbass që nga shpërthimi i armiqësive tetë vjet më parë.

Dy komandantë të tjerë të lartë rusë të paidentifikuar janë vrarë gjithashtu në luftime. Aleksey Danilov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, ka thënë se rusët kanë ndërruar taktika pas vrasjes në luftë të trupave të tyre, transmeton newsbomb.al.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT