Ministri gjerman bën PARALAJMËRIMIN e fortë: Bojkoti i naftës dhe gazit rus do sjellë varfëri masive

Ministri gjerman i ekonomisë dhe energjisë, Robert Habeck, ka paralajmëruar se nëse do të bojkotohet nafta dhe gazi rus, atëhere vendi do të përballet me mungesa të mëdha.

“Nëse bojkotojmë menjëherë naftën dhe gazin rus, do të kemi mungesa të mëdha furnizimi në Gjermani,” tha ai.

Habeck, parashikoi papunësi dhe varfëri, pasi njerëzit nuk do të kenë mundësi me çfarë të ngrohen apo të furnizojnë mjetet e tyre.

“ Do të kemi papunësi masive, varfëri, njerëz që nuk do të kenë mundëis të ngrohen apo të furnizojnë makinat”, shtoi ministri.

Shumë pak ekonomi të tjera perëndimore janë aq të varura nga energjia ruse sa Gjermania: 55% e gazit natyror, 52% e qymyrit dhe 34% e naftës  që përdoret në vend vjen nga Rusia, për të cilën vendi paguan qindra mijëra euro në ditë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT