“Nuk e di ça është kjo muzika këtu jashtë”, Rama: S’kemi paguar asnjë lekë, unë se dija kush ishte Malumja…

Teksa këngëtari me famë botërore, Maluma, po zhvillon koncert shumë pranë Kryeministrirë, Rama tha se nuk ka asnjë dijeni për muzikën që dëgjohej deri në zyrën e tij.

Ai shtoi se nuk është dhënë asnjë lekë nga buxheti shtetit dhe se këngëtarin e ka sjellë një kompani private.

“Unë se dija kush ishte Malumja…kështu Lume”-tha kryeministri.

Rama: Po dëgjoj një muzikë këtu jashtë, nuk e dija ça është. Më thoni është Malumja. Nuk e dija ça ishte sot e mora vesh. Më shkruani se keni lekë për Malumën, nuk është paguar asnjë lekë, nga asnjë buxhet publik. Se pyeta dhe në bashki. E ka sjellë një kompani private. Unë se dija kush ishte Malumja…kështu Lume!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT