Këlliçi: Brenda pak ditësh do ketë zhvillime në PD, Basha do…

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Belind Këlliçi paralajmëron zhvillime në Partinë Demokratike.
Këlliçi beson se Lulzim Basha do të largohet nga posti i kryetarit të kësaj force politike, pasi sipas tij gjendja në PD është kaotike.
“Brenda pak ditësh do të ketë zhvillime në PD, unë jam i bindur që ai do të ikë brenda pak ditësh. Është e pamundur, kanë filluar t’i hedhin fajin njëri-tjetrin. Ai zotëria do të ikë”, tha Këlliçi në “SyriTv”.