Kievi zgjohet me zhurma e shpërthime/ Forcat e Armatosura të Ukrainës: Kemi rrëzuar 4 avionë rus

Sot është dita e 20 e pushtimit të presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ukrainase ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë goditur 4 avionë rus.

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar gjithashtu se forcat ruse mbeten të përqendruara në territorin e tyre dhe nuk kanë arritur të bëjnë përparime të mëtejshme

Katër helikopterë, një avion dhe një raketë që i përkisnin Rusisë u goditën nga forcat ukrainase.

Njësitë ukrainase kanë arritur të shmangin përpjekjet ruse për të kapur qytetin port jugor të Mariupolit.

Ndërkohë rrjeti i metrosë së Kievit ka postuar në “Twitter” se një nga shpërthimet këtë mëngjes dëmtoi fasadën e stacionit Lukyanivska dhe zyrat e saj.

Lukyanivska është mjaft afër qendrës së Kievit. Stacioni është mbyllur për shkak të dëmtimit.

Po ashtu raportohet se disa shpërthime u dëgjuan mëngjesin e së martës në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Një ndërtesë banimi raportohet se është qëlluar dhe djegur. Sipas Shërbimit të Emergjencës Shtetërore, zjarri është shuar dhe një person është dërguar në spital.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT