Frika nga sanksionet/ ‘Solaris’ 600 mln USD i Abramovich mbërrin në brigjet shqiptare

Agjencia e lajmeve Reuters raportonte se jahti i oligarkut rus Roman Abramovich ka udhëtuar pranë ujërave territorale të Shqipërisë, por se nuk është futur brenda territorit shqiptar. Ai ka lundruar nga Mali i Zi drejt Stambollit, si destinacion fillesar, por që ishte ndryshuar në momentet e fundit.
Ndërkohë që burime zyrtare thonë për emisionin Zona Zero të gazetarit Thimi Samarxhiu se në asnjërin prej porteve shqiptare nuk ka kërkesë për ankorimin e këtij jahti.
Të dhënat e gjurmimit të anijes Refinitiv treguan se jahti 600 milionë dollarësh i Abramovich Solaris ishte duke lundruar jashtë ujërave detare të Shqipërisë të martën në mëngjes me statusin “në pritje të urdhrave”.
Ndërsa më poshtë është publikuar dhe harta e lundrimit të këtij jahti të oligarkut rus, i cili është përfshirë në listën e zezë të sanksioneve të BE dhe SHBA-ve.
Së fundmi, Abramovich është fotografuar në Stamboll teksa po priste avionin e tij privat. Më pas, sipas agjencisë Reuters ai ka fluturuar drejt Moskës.
Mediat kanë raportuar se Abramovich po përpiqet që ta fshehë mega-jahtin e tij luksoz në Adriatik. Të shtunën, jahti Solaris, me vlerë 600 milionë dollarë, ishte parë në Mal të Zi.
Por Reuters raporton se jahti sot është në brigjet e Shqipërisë.
“Të dhënat nga sistemi i gjurmimit të anijeve Refinitiv tregojnë se jahti 600 milionë dollarësh i Abramovich ishte në brigjet e Shqipërisë të martën në mëngjes me statusin: Në pritje të porosive”.
U tha se destinacioni i tij ishte Turqia pas nisjes nga Mali i Zi, por ai u hoq vonë të hënën.
Zakonisht mega-jahtet kanë vizituar brigjet shqiptare për të marrë karburant me çmim shumë të lirë.
g.kosovari