E FUNDIT/ Nga rritja e çmimeve tek lufta në Ukrainë dhe integrimi i Shqipërisë, Rama zbulon çfarë diskutoi me Borrell

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një konferencë të përbashkët me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Në fjalën e tij kryeministri Rama ka zbuluar se çfarë kanë diskutuar dy palët në takim zyrtar, teksa ka falenderuar gjithashtu Borrell për prezencën e tij në Shqipëri.
Edi Rama ka treguar se në takimin zyrtar me Borrell është diskutuar për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, rritjen e çmimeve por gjithashtu jashtë vëmendjes nuk është lënë edhe lufta në Ukrainë.
“Kemi diskutuar për shqetësimin e madh që është krijuar nga lufta në Ukrainë dhe të gjitha pasojat e saj që janë shfaqur në Evropë, por jo vetëm. Fillimisht në formën e rritjes së çmimeve.
Kemi diskutuar edhe për rolin e Shqipërisë në KS si dhe qëndrimin e Shqipërisë në të njëjtën linjë me BE në raport me Rusinë dhe agresionin rus mbi Ukrainën, por pjesë e diskutimit ka qenë edhe ecuria e mëtejshme e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe konkretisht e procesit për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim, gjë për të cilën besoj se Borrell do të flasë vetë.
Shqipëria ka zgjedhur këtë pozicion si pozicionin e vet natyral dhe jo se na i ka kërkuar njeri në Bruksel në Berlin, Paris apo edhe në Uashingon. Ne jemi anëtarë krenarë të një aleancë të mëdhja sic është NATO dhe jemi evropianë krenarë për qenien tonë Evropian dhe shqiptarë që shohim nga Evropa derën e të ardhmes tonë”- tha kryeministri Rama në fjalën e tij./ Gazeta Shqip